English

Rrëshkitjet e dherave, mbyllet qarkullimi në aksin Qafë Mali - Fierzë

FOTOT

Kukës, 10 Janar NOA -Qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë Mali - Fierzë është bllokuar pa afat si rezultat i rrëshqitjeve të dherave që janë aktivizuara nga reshjet e ditëve të fundit, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ministria e Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit, duke konfirmuar për agjencinë NOA këtë fakt, tha para pak çastesh se qarkullimi për në Tropojë do të bëhet duke ndjekur trajektoren Kukës - Kam - Sopot - Bajram Curri.

"Ekspertet e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe të Shërbimit Gjeologjik janë aktualisht në Fierzë për të identifikuar dhe për të zgjidhur problemin", - pohoi zëdhënësja e MPPTT, Arminda Qylafku.

Kurse Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve duke folur mbi situatën në rrugën nacionale verior, tha se ka marrë të gjitha masat që aksi të jetë sa më shpejt i hapur për qarkullim.

i.h/e.r/NOA

KOMENTE