English

Shkurt, tragjedia "Elektra" vjen në Teatrin Kombëtar

Tiranë, 10 janar NOA - Tragjedia "Elektra" e shqipëruar nga Laert Vasili, është vepra e cila do të vihet në skenë në shkurt të këtij viti nga një prej regjisoreve të mirënjohur sikurse është Adonis Filipi.

Skenograf është Fatbardh Marku, ndërsa koreografi teatrologia dhe kostumet janë artistë grekë.

Kasti i aktorëve dhe i teknikës do të jenë emrat më të njohur të Teatrit Kombëtar si Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Bujar Asqeriu, Ahmet Pasha, Vasian Lami, Marjeta Larja, Monika Lubonja, Elida Janushi, etj si dhe artiste të reja të talentuara.

"Elektra" është ndër tragjedianet më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndër përfaqësuesit e shquar të panteonit antikitetit greke ka lindur në Kolonus(495-6 pes), pranë Athinës.

Bashkohës i Eskili dhe Euripidit, ka shkruar mbi 100 vepra.

"Elektra", shkruar nga legjendari Grek, tragjediani Sofokli është konsideruar gjerësisht si një nga tragjeditë më të mëdha greke si një nga perlat e të gjitha kohërave dhe për këtë arsye ajo vazhdon të jetë pikë referimi që tërheq vëmendjen e grishjen artistike të mjaft krijueseve, kërkuesve, artistëve e regjisorëve.

Nën këtë këndvështrim me brendinë e ndjenjës e konotacionin bashkëkohor dhe fuqinë e ekspresionit "Elektra" përbën padyshim sfidë skenike teatrore e denjë për ambicien e një teatri si Teatri Kombëtar.

KOMENTE