Shkodër, 10 janar NOA - Pas ndjekjes nga afër të situatës në zonat e përmbytura, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot në drekë me banorët e shpërngulur nga këto zona, të mbledhur në turizmin "Rozafa" të qytetit të Shkodrës.
Ajo i falënderoi ata për bashkëpunimin në evakuimin e familjeve të tyre të rrezikuara nga përmbytjet dhe u garantoi atyre angazhimin maksimal për akomodimin sa më të mirë të çdo banori të shpërngulur.
Banorët e akomoduar në turizmin "Rozafa", me gratë e fëmijët e tyre, biseduan me Kryetaren e Kuvendit për situatën më të fundit dhe masat për përballimin e saj, ndërsa falënderuan për ofrimin e mjediseve të turizmit por edhe të mjediseve të tjera për të gjithë banorët e zonave të përmbytura.
k.k/NOA