English

Topi takohet me Farudin Hoxhën: Situata e rrezikut ka kaluar

FOTOT

Tiranë, 10 Janar NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi u takua sot me ekspertin e energjetikës Farudin Hoxha i cili vite më parë ka drejtuar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare dhe dolën me mesazhin se situata e rrezikut ka kaluar dhe asnjë problem serioz nuk parashikohet për ditët në vazhdim.

Topi tha se pas bisedës me Farudin Hoxhën, arritën në përfundimin se gjendja është drejt përmirësimit por duhet parë se si situata të mos përsëritet në të ardhmen.

Unë mora garanci se digat janë të sigurta, qytetarët mund të jenë të qetë pasi rreziku është zvogëluar, - ka pohuar kryetari i shtetit.

Farudin Hoxha që është në krye të komisionit për digat e mëdha dhe që njihet jo vetëm si ish-drejtor i KESH por edhe si projektuesi i Hidrocentralit të Komanit, më i madhi në vend, tha në një deklarim për mediat pas takimit me Topin se duhet që në ditët në vazhdim të bëhet një analizë për atë se çfarë ndodhi në zonën e veriut dhe si mund të parandalohen situata të tilla në të ardhmen.

r.b/NOA Vijon...

KOMENTE