English

Drejtuesit e Çalik Holding dhe Eagle Mobile vizitojnë zonën e përmbytjeve

Takime me banorët dhe zyrtarët, sot nisin ndihmat

Shkodër, 11 Janar NOA - Drejtuesit e Çalik Holding dhe Eagle Mobile vizituan zonën e prekur nga përmbytjet në Shkodër. Orhan Xhoshkun (Orhan Coskun), President i Çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin dhe Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i Eagle Mobile, vizituan banorët dhe biseduan me ta lidhur me gjendjen e tyre. Ata theksuan se do të bëjnë më të mirën e mundshme për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave.

Po ashtu Z. Xhoshkun dhe Z. Taskin vizituan shtabin e emergjencës ngritur në Prefekturën e Shkodrës. Ata u takuan me ministrat, Basha, Olldashi, Imami, Vasili si dhe deputetin e zonës së Dajçit Uldedaj, duke shprehur mbështetjen për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

Në përmbyllje të kësaj vizite, ata iu përgjigjën edhe interesit të medieve që po e ndjekin nga afër situatën.

Z. Orhan Xhoshkun (Orhan CoÅŸkun), President i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore vuri në dukje se është në themel të parimeve të Çalik Holding të ndihmojnë njerëzit në nevojë sidomos në fatkeqësi natyrore siç janë përmbytjet.

"Ne erdhëm këtu, takuam njerëzit dhe autoritetet dhe ndoqëm nga afër situatën dhe e pamë vetë që banorët janë në një situatë shumë të vështirë. Ne e shohim si detyrë t'i ndihmojmë ata dhe mendojmë se është edhe puna jonë të jemi pranë tyre", - tha z. Xhoshkun.

Ai informni se janë 150 mijë euro në total për këta qytetarë, 120 mijë Euro që do jepen "cash" në llogarinë e hapur për ta, pra në të holla, ndërsa 30 mijë euro të tjera do të jepen në formë ushqimesh për zonat e prekura, për ata që kanë nevojë.

"Përfitojmë nga rasti t'u themi "të shkuara" gjithë banorëve të kësaj zone dhe të urojmë që kjo situatë e rëndë të kalojmë sa më shpejt. Ne ju garantojmë si Çalik Holding së bashku me tre kompanitë në Shqipëri që do bëjmë gjithçka që kemi në dorë t'ua lehtësojmë vështirësinë këtyre njerëzve", përfundoi z.Xhoshkun.

Kurse z. Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i Eagle Mobile deklaroi se "ne si Eagle Mobile, krahas ndihmës së dhënë, i japim një rëndësi të veçantë shërbimit në këtë zonë. Me gjithë ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike ne kemi vajuar të japim shërbimet tona pas asnjë ndërprerje duke mbuluar më sinjal të gjithë zonat e prekura. Po punojmë që banorët e prekur, me gjithë këtë situatë të vështirë të paktën të mos kenë pengesë në komunikimin me njëri tjetrin".

Tre kompanitë e Çalik Holding në Shqipëri, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile dhuruan 150 mijë euro.

Gjatë ditës së sotme (e hënë) tre kompanitë do të depozitojë 120 mijë euro sot në "cash" në llogarinë e çelur për të prekurit, ndërsa po gjatë ditës do të dërgohen në Shkodër ndihmat në ushqime me vlerë 30 mijë euro.

e.r/NOA

KOMENTE