Essen, 11 janar, NOA - Essen nga Gjermania është zgjedhur si kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2010. Qyteti i njohur në luginën e Ruhrit ka qenë kryeqyteti gjerman i prodhimit të çelikut dhe qymyrit. Kur industria e çelikut ishte në rënie, fabrikat në fushë u konvertuan në muzeume dhe qendrat kulturore.
Male artificiale të mbetjeve minerare në faqet e braktisura industriale përshkruajnë gjithë luginën e Ruhrit, duke i dhënë me fabrikat në zonë të shndërruara në qendra kulturore dhe muze një pamje krejt të veçantë këtij qyteti. Aktualisht, janë 52 institucione kulturore që veprojnë në këtë zonë dhe oferta vazhdon me 120 teatro, 100 muzeume dhe 200 salla koncerti.
Parashikohet që gjatë këtij viti, qyteti Essen do ta nxjerrë në pah jetën dhe zhvillimin e tij kulturor.
n.e/NOA