English

Feinstein: Të burgosurit e Guantanamos, tani kundër SHBA

Uashington, 11 janar, NOA - Disa nga të burgosurit që janë liruar prej burgut të Guantanamos, janë kthyer për të luftuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve amerikanë. Një fakt të tillë e ka bërë me dije senatorja amerikane, Diane Feinstein, sipas të cilës disa nga të burgosurit, që janë liruar nga burgu Guantanamo, janë kthyer për të luftuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tyre.

Feinstein, e cila mban në të njëjtën kohë edhe postin e kryesueses së Komitetit të Senatit për Inteligjencë, ka deklaruar se nëse kombinohen të dyshuarit dhe të konfirmuarit, numri arrin në 74 të burgosur të cilët janë kthyer në luftë. Ajo theksoi se afro një e treta e këtyre ish-të burgosurve në Guantanamo, që kanë vazhduar të luftojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara, janë nga Jemeni, që është një pikë e re e fokusimit të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

n.e/NOA

KOMENTE