English

Forcat e Armatosura, ja operacionet që po kryejnë në zonat e përmbytura

FOTOT Shihni dhe Videon

Shkodër, 11 Janar NOA - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka inspektuar trupat dhe zonën e operacionit në Shkodër e Lezhë, si dhe priti në një takim në Bazën Ajrore Gjadër zv.ambasadorin e Italisë në Tiranë. Po kështu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneral brigade Maksim Malaj ka ndjekur situatën dhe zhvillimin e operacionit në zonat e përmbytura.

Ndërkaq, filloi funksionimin Shtabi i Emergjencës pranë Prefekturës Shkodër, me përfaqësues nga komandat e njësive dhe reparteve të FA-së që ndodhen në operacion, të cilët do të bëjnë të mundur koordinimin e veprimeve ndërmjet shtabit të emergjencës dhe forcave të shteteve të tjera pjesëmarrëse në operacion.

Në Zonën e Operacionit për datën 10 janar 2010 janë angazhuar 938 forca, 219 mjete, 3 helikopterë të Farkës dhe 1 anije R-118.

Forcat dhe mjetet pjesëmarrëse sipas strukturave janë:

Forca e Bashkuar: 779 forca dhe 131 mjete, 3 helikopter BO-105 dhe 1 anije R-118. Nga këto Brigada e Reagimit të Shpejtë ka 465 forca, 40 mjete (43 transporti, 7 vetëshkarkuese, 3 fadrome, 1 autoambulanca dhe 12 varka); Brigada e Mbrojtjes Rajonale ka 144 forca, 50 mjete (11 mjete transporti, 10 varka dhe 9 gomone, 7 vetëshkarkuese, 3 fadroma, 1 karofiçine, 1 autoambulance, 1 qendër mobile, 1 shavorlet, 3 zjarrfikëse, 3 gjenerator energjie, 1 kamion Benz); Regjimenti Komando 159 forca dhe 23 mjete (17 mjete transporti, 1 autoofiçine, 1 ambulance, 1 fugon, 1 autobot uji, 2 skafe); Brigada Ajrore 6 forca, 3 helikopterë BO-105 në Shkodër, 2 mjete transporti. Komanda e Mbështetjes ka angazhuar 143 forca dhe 80 mjete, nga të cilat shtabi ka 9 forca, 4 mjete (3 shevorlet, 1 dukat); Regjimenti Infrastrukturës 27 forca dhe 25 mjete: (10 vetëshkarkuese, 2 fadrome, 3 iveco + 10 barka gome me lopata); Brigada Logjistike 71 forca, 33 mjete (25 mjete transporti, 2 vinça, 2 skanie, 1 ambulancë, 2 fadroma, 1 sheverlet); Batalioni i Policisë Ushtarake 36 forca, 13 mjete shoqërimi dhe Regjimenti Mbeshtetjes 5 mjete. ndërkohë, gjatë ditës së djeshme janë kryer këto punë: Nga BrRSH: janë transportuar 3 ton ndihma ushqimore në fshatrat Kuç, Gur i Zi dhe Baçallëk. Në Komunën Dajç janë transportuar 5 ton miell dhe 4 ton ujë i pijshëm, në fshatin Obot janë transportuar 16 m3 inerte, janë transportuar 1.5 ton ndihma (800 palë çizme) tek Shkolla Industriale Shkodër dhe më pas janë transportuar për në Dajç, është bërë evakuim 20 personave në Malin e Jushit, janë evakuuar 6 persona dhe 6 krerë lopë në fshatin Baçallëk, ndërsa forcat b1k të përbërë prej 50 trupa kanë punuar për paketimin e ndihmave ushqimore në Gjadër Lezhë. Nga BrMR: janë transportuar 262 m3 inerte nga Mali i Gjymtit për ngritjen e argjinaturës në Velipojë dhe është riparuar 12ml në një lartësi 1.5-2 m, 2000 thasë rërë për në komunën Dajç, 4 ton ujë i pishëm për në komunën Dajç dhe 240 litra për në fshatin Obot, është bërë shpërndarja e ushqimeve dhe ndihmave nga komuna Dajç për në fshatrat e izoluara, janë furnizuar me ushqim nga Prefektura 150 persona që janë të sistemuar në fshati Rrenz, si dhe është transportuar një i sëmurë nga fshati Dajç për në spitalin rajonal të Shkodrës. Nga Regjimenti Komando: janë evakuuar 4 familje në Bushat dhe 8 persona nga Velipoja për në Bushat, është bërë transport bagëtish nga fshati Trojk Dajç. Nga Brigada Ajrore: 2 helikopter BO-105 (621,626) kanë kryer fluturim në rajonin e përmbytjeve Shkodër-derdhja e lumit Drin-Shkodër për rikornicion terreni. Helikopteri BO-105 (622) ka kryer fluturim Shkodër-Velipojë-Gjadër-Farkë dhe kreu dy misione në kohën 1 orë 15 minuta. Helikopteri BO-105 (626) ka kryer fluturim në rajonin Shkodër- Derdhja e lumit Buna-Shkodër për evakuim njerëzish, si dhe kreu fluturimin Shkodër-Gjadër-Shkodër për transport ndihmash ushqimore 210 kg. Gjithsej kanë kryer 11 misione në kohën 7 orë e 50 minuta. Në Gjadër janë paketuar 300 pako me ndihma ushqimore nga 20 kg secila. Në Bazën Ajrore Gjadër janë shkarkuar e magazinuar 4 ton ushqime të ardhur nga rezervat e shtetit. Nga Brigada Detare: Ekipi i hidrografisë me palën italiane përfunduan përcaktimin e skicës ku do të punojë draga malazeze. Nga Komanda e Mbështetjes në Shkodër janë transportuar ndihma ushqimore nga Dajçi për në fshatrat Shirç, Suk Dajç, Rrushkull, Samriq i Ri, Samriq i Vjetër, Pentar, Dragjat, Belaj, Mushan, Mali i Gjymit. Janë transportuar 11.1 ton ushqime për bagëtinë në fshatin Oblik e Daj. Nga Melgusha për në Uzinën e Telave është bërë shpërndarja e ndihmave ushqimore. Janë dërguar në Gjadër nga batalioni logjistik 100 çadra të mesme dhe 100 mushama shiu. Në orët 01.00-06.00 datë 11.01.2010 me 13 mjete të batalionit logjistik nga Lundra për në Gjadër janë transportuar 74 ton ndihma ushqimore. Ndërsa në Lezhë mjetet janë angazhuar në transport inertesh për ngritjen e argjinaturës në Tale. Volumi i punës së bërë: Transport inertesh 70 m3 nga Kolshi në Tale dhe 200ml punim argjinature në Palaj. ***

Gjatë ditës së djeshme nga Italia kanë ardhur 3 helikopterë ushtarak (2 CH-47 dhe 1 AS-350), të cilët sollën ndihma mjekësore dhe pajisje për MCR. Ndërsa Drejtoria për Mbrojtjen e Shpëtimin e Maqedonisë ka sjellë 43 forca, 3 mjete me ndihma dhe është akomoduar në b1k Vau i Dejës.

Nga forcat greke në fshatin Draçinë janë shpërndarë 5 tonë ushqime dhe 4 tonë ujë të pijshëm si dhe kanë mbajtur në gatishmëri stacionin tek pompat e Draçinit me 4 pompa thithëse dhe 2 motobarka. Trupat e sigurisë të Kosovës kanë evakuuar 3 familje në lagjen Livadhe në rrethinat e Shkodrës.

r.d/e.r/NOA - SHikoni Videon: {youtube}5fL4EcmeMlg{/youtube}

KOMENTE