Romë, 11 janar NOA - Kriza ka detyruar familjet italiane të ulin nivelin e shpenzimeve dhe investimeve më shumë se ia lejojnë të ardhurat e tyre të disponueshme.
Siç tregohet nga shifrat e lëshuar sot nga ISTAT, i cili u referohet dymbëdhjetë muajve të vitit 2009.
Periudha e krizës ekonomike në Itali sipas statistikave të ISTAT thekson një rënie në të ardhurat nominale për dymbëdhjetë muajt e fundit në (-1%) dhe të ardhurave reale (-1,6%). Por nga bilanci i familjeve, shpenzimet dhe investimet ranë me më shumë se të ardhurat: -1,5% shpenzimet, -0,8% investimet.
Frika e krizës ka çuar në rritjen e kursimeve nga 0,2%. Sipas ISTAT, nga tetori 2008 deri në shtator 2009 fuqia blerëse është ulur me 1, 6% krahasuar me periudhën e vitit të kaluar. Në tremujorin e katër shpenzimet kanë rënë më shumë se të ardhurat (-1,5%) dhe për këtë arsye është rritur prirja për të kursyer, duke sjellë në të ardhurat familjare një rritje prej 0.4%.
Sipas ISTAT, raporti midis kursimit bruto dhe të ardhurave në periudhën tetor 2008 - shtator 2009 arriti në 15,4%