Tiranë, 11 janar NOA - Të dhënat më të fundit, që i përkasin orës 14:00 të mesditës së sotme, në kasakadën e Drinit tregojnë se niveli i Fierzës ka arritur në kuotën e 291.01 metrave, ndërkohë që shkarkimet janë 900 metra kub/s.
Rënie të ndjeshme të nivelit të ujit ka pësuar hidrocentrali i Komanit, i cili ndodhet në kuotën e 170 metrave, ndërkohë që derdhjet arrijnë në 1350 metra kub/s.
Përsa i përket nivelit të ujit në Vaun e Dejës, deri në mesditë është regjistruar kuota e 74.48 metrave, ndërsa shkarkimet janë 1550 metra kub/s.
Niveli i prurjes në të tre hecet ka pësuar rënie krahasuar me 24 orët e fundit.
Korporata Elektroenergjetike shprehet se do të vijojë me shkarkimet deri në zbatimin e rregullores që është në fuqi, për të ulur nivelin e Fierzës deri në 290 metra.
r.l/NOA