English

Kisha Orthodhokse Autoqefale, 5 tonë ndihma për të dëmtuarit

Tiranë, 11 Janar NOA - Duke iu përgjigjur situatës dramatike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, Kisha Orthodhokse dhuroi sot, pesë tonë ndihma. Ato përmbajnë ushqime, veshmbathje, shtresa, etj.

Dorëzimi i tyre u bë në magazinat e krijuara nga Shtabi i Emergjencës në shkollën e mesme industriale, në prani të nënkryetarit të Bashkisë, përfaqësuesve të prefekturës etj. Ata e konsideruan ndihmën shumë të nevojshme dhe një shembull që duhet ndjekur, sepse emergjenca ka sjellë nevoja të mëdha dhe do të zgjasë në kohë.

e.r/NOA

KOMENTE