Uashington, 11 janar, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Jemen apo në Somali. Një deklaratë të tillë e ka bërë presidenti i SHBA, Barak Obama, i cili ka ritheksuar edhe njëherë faktin se do të vazhdojë lufta kundër rrjetit terrorist Al Kaida, por kjo nuk do të thotë se do të ketë dërgim trupash në Jemen apo në Somali. Nga ana tjetër, Obama deklaroi se Jemeni është bërë një problem seiroz, pasi është shndërruar në vendstrehim të Al Kaidës.
Ky vend u vendos në qendër të vëmendjes pas një tentative për sulm terrorist në një aeroplan amerikan ditën e Krishtlindjeve, për agresorin e të cilit u tha se ishte stërvitur sipas të gjitha gjasave në këtë vend arab prej pjesëtarëve të Al Kaedës.
n.e/NOA