Kavajë, 11 janar NOA - Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi automjeti që drejtohej prej tij u përplas me një tjetër makinë.
Ngjarja ndodhi dje në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të kryqëzimit kur automjetin tip "Fiat Punto', me targa AJ 981 ZG që drejtohej nga 28-vjeçari Shpëtim Hida, është goditur nga pas nga mjeti tip "Audi A-3", me targa të huaja që drejtohej nga 18-vjeçari Dorian Xhani, të cilët po qarkullonin në të njëjtin drejtim.
Si pasojë e kësaj përplasje është aksidentuar me vdekje drejtuesi i mjetit tip-Audi A-3, Dorian Xhani si dhe është dëmtuar pasagjeri Arben Leçinji, 19-vjeç.
Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale ndërkohë që materialet e përpiluara për këtë ngjarje aksidentale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të 28-vjeçarit Shpëtim Hida për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
k.k/NOA