Peskara, 11 janar NOA - Nga bashkëpunimi i operacionit antidrogë i policisë së shtetit në Pescara, Verona, Ankona dhe Aquila sot në mëngjes herët janë arrestuar në Peskara 13 vetë të dyshuar si pjesëtarë të një organizatë italiano-shqiptare.
Sipas policisë dyshohet se grupi i narkotikëve kishte bazën në Peskara ndërsa vepronte në të gjithë Italinë.
Mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një makinë dhe disa aksione në një qendër sportive në Peskara.
Hetimet për grupin e shqiptarëve që jetojnë në Moscufo kontrolli antidrogë i ka nisur që në shtator të 2008.