English

Policia flet mbi vrasjen e ndodhur sot në linjën e autobuzit Tiranë - Ndroq

Tiranë, 11 Janar NOA - Policia e Tiranës, doli para pak minutash me një informacion zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur sot në orën 16.30, në linjën e autobuzit Tiranë - Ndroq, në afërsi të ish Parkut në Tiranë.

Policia tha se pas një konfliktit për motive të dobëta, është goditur me armë të ftohtë thikë Arben Goga, 37 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku më pas gjeti vdekjen.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar të efektivave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit në kodrat e fshatit Ndroq, i cili dyshohet të jetë 42 - vjeçari Nezir Malliku, me banim në Ndroq Tiranë, - sqaroi policia,

Në këtë operacion i cili finalizua brenda një ore,, u angazhuan afro 150 forca policore, me synim kapjen e autorit.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindje të çastit midis viktimës dhe autorit.

Ndaj shtetasit Nezir Malliku, po merret masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të "Vrasjes me dashje"parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, deklaroi Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë së Tiranës.

e.r/NOA

Lexoni detajet si ndodhi vrasja

KOMENTE