English

Prokuroria: Michael Jackson është vrarë, dyshimet mbi mjekun e tij

Amerikë, 11 janar NOA - Mbreti i pop-it, Michael Jackson është vrarë.

Në këtë përfundim kanë dalë hetuesit e çështjes të cilët i referohen ekspertizës mjeko-ligjore.

Hetimet për çështjen e Michael Jackson janë mbyllur përfundimisht me një të akuzuar i cili është pikërisht mjeku i Jackson, Conrad Murray.

Mjeku ligjor Christopher Rogers ka shkruar në protokoll se bëhet fjalë për "vrasje për shkak të dozave të larta të Propofolit". Prokuroria e Los Angeles bën të ditur se ka qenë neglizhenca e mjekut Murray shkaku që ka shkaktuar vdekjen e mbretit të pop-it.

Mësohet se akuzat ndaj mjekut ende nuk janë zyrtarizuar priten përfundimet e hetimit të policisë.

k.k/NOA

KOMENTE