English

Rritet mjaft niveli i liqenit të Ohrit, po shqetësohen autoritetet

Ohër, 11 janar, NOA - Përveçse lumit Drin, një rritje të madhe të nivelit të tij ka shënuar edhe liqeni i Ohrit, fakt ky i cili i ka shqetësuar shumë autoritetet maqedonase. Sipas të dhënave më të fundit të komunikuara prej tyre, niveli i këtij liqeni ka arritur në 693.75 metra mbi detin. Kjo shifër nënkupton pikën maksimale të fryrjes, e parashikuar si e tillë edhe përmes marrëveshjës dypalëshe mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Nga ana e saj, pala shqiptare i ka kërkuar asaj maqedonase që të ngrejë nivelin e liqenit të Ohrit, duke zvogëluar ose ndalur krejtësisht shkarkimin në portat e Drinit të Zi, në mënyrë që të mos rëndohet situata alarmante e përmbytjeve në Shqipëri.

Me nivelin aktual të liqenit të Ohrit, qytetarët e vjetër të Strugës dhe Ohrit sjellin ndër mend vitin 1962, i cili ka shënuar edhe një situatë mjaft të vështirë me reshjet në këtë vend.

n.e/NOA

KOMENTE