Zagreb, 11 janar, NOA - Kandidati i Partisë Socialdemokrate opozitare, Ivo Josipoviç, do të jetë kreu i ri i shtetit kroat pas arritjes së një fitoreje bindëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Kroacisë. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Zgjedhor Qendror i Kroacisë, Josipoviç ka fituar 60.3% të votave përballë rivalit të tij, Millan Bendiç.
Ky i fundit është në të njëjtën kohë edhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit kroat, Zagrebit dhe në këto zgjedhje garoi si i pavarur duke marrë vetëm 39.7% të votave. "Fuqishëm besoj se të gjithë ne dëshirojmë të jetojmë në një vend ku puna paguhet dhe krimi dënohet, në një vend të drejtësisë sociale", tha Josipoviç, i cili është profesor i drejtësisë.
Ai vjen në pushtet pas drejtimit të Kroacisë për dy mandate rresht nga presidenti Stipe Mesiç.
n.e/NOA