Elbasan, 11 janar, NOA - Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të rinj kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur, por kanë rënë në prangat e policisë. Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së Elbasanit, të cilat saktësojnë se dy të ndaluarit janë Olsi Bardhi, 22 vjeç dhe Hajdar Kruja, 21 vjeç, që të dy lindur e banues në këtë qytet.
Ndalimi i tyre u bë pasi në lokalin "Pegas" të Elbasanit, këta dy persona tentuan të përdhunojnë 14-vjeçaren me inicialet R.R, edhe kjo e lindur e banuese në këtë qytet.
Në lidhje me këtë ngjarje po punohet për dokumentimin e plotë të saj, ndërsa materialet iu kaluan prorkurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Marrëdhënies seksuale me të mitur e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", që parashikohet nga nenet 100/1,22 dhe 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA