Shkodër, 11 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori sot pjesë në takimin me kryetarë të qarqeve, bashkive dhe komunave të vendit, anëtarët e Komitetit Ndërministror të Emergjencave, drejtues të shoqatave të qeverisjes vendore, deputetë, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe të Policisë së Shtetit, që u mbajt në Universitetin "Luigj Gurakuqi", në Shkodër.
Takimi, veç analizës së gjendjes në zonat e përmbytura dhe koordinimit të mëtejshëm të masave, kishte për qëllim dhe dëshminë e një solidariteti mbarëkombëtar për t'i ardhur në ndihmë banorëve dhe pushtetit lokal të këtyre zonave, në tejkalimin e situatës.
Më tej Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në mbledhjen e radhës së Komitetit Ndërministror të Emergjencave, ndërkohë që vijon të ndjekë orë pas ore situatën në qytetin e Shkodrës dhe të zonave të përmbytura.
k.k/NOA