Tiranë, 11 janar, NOA Update - Të dilet sa më shpejt nga situata e vështirë e krijuar për shkak të përmbytjeve në veri të vendit dhe të minimizohen dëmet në maksimum. Kjo është këshilla e dhënë nga presidenti Topi sot lidhur me menaxhimin e situatës alarmante të krijuar nga përmbytjet. Sipas tij, paraqet mjaft rëndësi rritja e frymës së solidaritetit. "Duhet solidaritet përmes një organizimi më kompleks, që të dilet sa më shpejt nga situata e vështirë", mësohet të jetë shprehur ai në lidhje me situatën.
Këto deklarata janë bërë dhe para ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, me të cilin ai zhvilloi sot një takim për të analizuar situatën e rëndëar në veri të vendit.
Po me qëllimin e diskutimit të përmbytjeve, presidenti Topi zhvilloi dje një takim edhe me ekspertin e njohur të hidrocentraleve dhe digave, prof. Farudin Hoxhën, i cili kryen funksionin e Kryetarit të Komitetit të Digave të Mëdha.
n.e/NOA