Tiranë, 11 Janar NOA - Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në një autobus linje private në rrugën Tiranë-Ndroq, bëjnë të ditur burime policore në vendngjarje për agjencinë e lajmeve NOA.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë së Tiranës që tha se ka kapur të dyshuarin e krimit.
Viktima është Arben Goga 37 vjeç kurse autor i dyshuar i vrasjes, Nezir Maliku, rreth 40 vjeç, që të dy nga rrethi i Tiranës.
Si autori i dyshuar dhe viktima ishin duke udhëtuar nga Ndroqi në drejtim të Tiranës kur u përfshinë në një sherr që përfundoi në gjakderdhje.
Vijon....
k.k/NOA