Angli, 11 Janar NOA - Sot në mbrëmje në ndeshjen me Blackburn, ekipi i Manchester City nuk mund të bëjë dot prezantimin e blerjes së fundit të tyre, të lojtarit Patrick Vieira në fushën e lojës pasi lojtari vuan nga një dëmtim.
Ky dëmtim ka ardhur pikërisht ndeshjen e fundit që francezi luajti me Interin atë përballë Chievos ku bëhet fjalë për një kontraktim në pulpë që do ta mbajë lojtarin vetëm këtë ndeshje larg fushave të lojës, pasi në ndeshjen e ardhshme përballë Evertonit ai pritet të bëjë prezantimin e tij të parë me ekipin e Manchester City.
Një prezantim ky i cili po pritet me shumë entuziazëm nga tifozët gjithashtu dhe nga vetë lojtari i cili është i gatshëm për këtë sfidë të re në karrierën e tij futbollistike.
r.b/NOA