English

Zyra e OKB në Tiranë akordon 270 mijë dollarë për përmbytjet

Tiranë, 11 janar, NOA - Plot 270 mijë dollarë është ndihma e akorduar nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë për banorët e përmbytur në qarkun e Shkodrës. Lajmi është bërë me dijeni nga koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Turkoz Cosslett, sipas të cilës kjo zyrë po ndjek me vëmendje situatën e krijuar, ndërsa ka shprehur shqetësimin e saj për banorët e prekur.

"Ky financim është vënë në dispozicion nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF)", thuhet në deklaratën e zyrës së OKB-së në Shqipëri.

Bëhet me dijeni ndër të tjera se ky kontribut do të jetë në dispozicion si grante të holla emergjente për familjet e prekura nga përmbytjet, si dhe të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar operacionin e saj të jashtëzakonshme në ditët dhe javët e ardhshme.

n.e/NOA

KOMENTE