Angola, 12 janar, NOA - Policia ka mundur të arrestojë dy prej të dyshuarve të cilët para tre ditësh sulmuan me armë zjarri ekipin e kombëtares së futbollit të Togos, ndërsa drejtohej për në Angola ku do merrte pjesë në kampionatin afrikan të futbollit.
Sipas të dhënave të mediave vendase, dy të arrestuarit janë pjesëtarë të grupit seperatist FLEC, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në eksklavën angoleze Cabinda.
Për pasojë të kësaj, kombëtarja e Togos u tërhoq nga Kupa e Afrikës në Angolë dhe u kthye në atdhe. Në ndeshjen e hapjes së turneut Angola dhe Mali u ndanë barazim 4:4.
n.e/NOA