English

Ekstradohet nga Italia një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje

Tiranë, 12 janar NOA - Ekstradohet nga Italia një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje.

Gjoleka Misiraj, 48-vjeç lindur në Fieri është ekstraduar sot nga Roma e Italisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, më datë 17 shtator të vitit 2007, e kishte dënuar atë me 19 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes me paramendim" në bashkëpunim dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Ni ekstraduari akuzohet për një vrasje të ndodhur më 27 korrik 1997.

Rreth orës 15. 30 minuta të asaj dite Gjoleka në bashkëpunim me persona të tjerë, në fshatin Allambrez, Berat, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Kastriot Shehu, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

48 vjecari u arrestua në Romë më 31 maj 2009 me qëllim ekstradimi.

k.k/NOA

KOMENTE