English

Irani, vritet profesori i fizikës bërthamore, akuzohej "agjent amerikan dhe sionist"

Teheran, 12 janar NOA - Një profesor i fizikës bërthamore në Teheran është vrarë mëngjesin e ditës së sotme nga shpërthimi i një bombe vendosur në një motoçikletë, pranë shtëpisë së tij.

Sipas autoriteteve vendore, vrasja e tij është e lidhur me çështjen bërthamore të Iranit.

Masud Ali-Mohammadi, profesori i vrarë ishte një ekspert në fushën e energjisë bërthamore dhe një mbështetës i fortë i Revolucionit Islamik, që përmbysi regjimin e Shahut më 1979. Sipas Press TV, televizionit shtetëror të Iranit profesori akuzohej si "agjent i amerikanëve dhe sionist".

Prokurori i Teheranit, Abaz Jafari-Dolatabadi, ka deklaruar se shpërthimi ndodhi ndërsa Ali-Mohammadi doli nga makina pranë shtëpisë së tij në lagjen Qeitarieh dhe se ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Nga shpërthimi i bombës, ka theksuar prokuroi i Teheranit nuk pati viktima të tjera, përveç dy të plagosurve lehtë të cilët tani janë duke u trajtuar në spital".

KOMENTE