English

KESH: Fierza ka arritur në nivelin e 296 m ujë, Komani 175 m dhe Vau i Dejës 76 m

Tiranë, 12 janar, NOA - Të dhënat më të fundit, që i përkasin orës 10:00 të paradites së sotme në kaskadën e Drinit tregojnë se niveli i Fierzës ka arritur në kuotën e 296 metrave, ndërkohë që shkarkimet janë 900 metra kub/sekondë.

Ndërkaq, një rënie të ndjeshme të nivelit të ujit ka pësuar edhe hidrocentrali i Komanit, i cili ndodhet në kuotën e 175 metrave, ndërkohë që derdhjet arrijnë në 1080 metra kub/sekondë.

Përsa i përket nivelit të ujit në Vaun e Dejës, deri në mëngjesin e sotëm është regjistruar kuota e 76 metrave, ndërsa shkarkimet janë 1350 metra kub/sekondë.

Ekspertët e energketikës bëjnë me dijeni se niveli i prurjes në të tre hidrocentralet e lartpërmendura ka pësuar rënie krahasuar me 24 orët e fundit.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shprehet se do të vijojë me shkarkimet deri në zbatimin e rregullores që është në fuqi, për të ulur nivelin e Fierzës deri në 290 metra.

Të dhëna për kaskadën e Drinit dhe Ulzës

Kuotat, prurjet dhe prodhimi

HEC

K. max. lejuar (m)

K. orare (m)

Dif. Kuotave orare (cm)

Prurjet orare

(m3/sek)

Prodhimi orar

(MË)

Fierze

296.00

290.66

-2

550

440

Koman

175.00

170.38

+2

250

480

V.Dejes

76.00

74.03

-3

220

250

Ulez+Shkopet

128.80

128.19

0

120

45

HEC e tjere

43

Derdhje uji

Fierze

Koman

V.Dejes

Ulez

Shkopet

Porta (m3/sek)

450

500

800

100

150

Agr (m3/sek)

450

580

550

64

80

Total (m3/sek)

900

1080

1350

164

230

n.e/NOA

KOMENTE