Shkodër, 12 janar, NOA - Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile ka publikuar listën e ndihmave dhe gjithë veprimet që do të ndërmarrë gjatë ditës së sotme në ndihmë të popullatës së përmbytur në veri të vendit.
Ato bazohen në detyrat e përcaktuara në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme të këtij Komiteti, të cilat parashikojnë angazhimin e strukturave mbi përballimin e emergjencës në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës.
Konkretisht, ky raport bën me dijeni se në komunën Velipojë do të dërgohen 5 ton ujë duke përdorur helikopterët italianë CH-37.
Po në këtë komunë do të kryhet monitorim konstant, riforcim dhe verifikim i argjinaturës së zonës së Reqit nga ana e Forcave te Armatosura sikundër do të transportohet edhe transformatori i fshatit Ças të komunës Velipojë dhe 3 lundra.
Në komunën Bërdicë do të dërgohen:
- 1.5 ton ushqim
- 1.5 ton ujë
Në komunën Bushat do të dërgohen:
- 3 ton koncentrat për bagëtinë
- 1 gjenerator për 50 familje
- 1 lundër me motor
Në komunën Dajç do të dërgohen:
- 10 ton ujë
- 700 pako ushqimore
- 5 ton koncentrat për bagëtinë
- 100 pelerina
- 50 çadra
- 100 çizme
Në bashkinë Shkodër do të dërgohen:
- 3 makina ushtarake për shpërndarje e 80 pakove ushqimore
- furnizimi për konviktet për 3 tre ditë
- 2 lundra
- 1 ton hipoklorit per disifektim
Në komunën Rrethina do të dërgohen:
- 40 pako ushqimore
- 2 ton koncentrat
Në komunën Ana e Malit do të dërgohen:
- 4 ton ujë
- 200 pako ushqime
- 3 ton koncentrat
- 5 lundra
n.e/NOA