English

Kreu i BQE-së, Trichet: Po nis rimëkëmbja e ekonomisë

Bruksel, 12 janar, NOA - Të dhënat më të fundit konfirmojnë se ekziston një klimë e rimëkëmbjes ekonomike-financiare globale. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni vetë presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet, në fund të takimit të Ekonomisë Globale takimin që ai kryesonte.

''Të gjithë jemi për kërkimin me më shumë kujdes mbi atë që po ndodh në frontin e dinamikës së kredisë globalisht'', tha ai.

''Për një sistem bankar duhen plane të forta që mund të mbështesin rritjen ekonomike me afat të gjatë dhe përfundimin në kohë të programit të reformave themelore të Komitetit të Bazelit'', tha më pas Trichet, i cili është në të njëjtën kohë edhe presidenti i Grupit të Guvernatorëve, përgjegjës për mbikëqyrjen, organ i cili kryesohet nga BRI dhe rregullon aktiviteteve të Komitetit të Bazelit.

Në mbledhjen e tij Trichet vuri në dukje dje pozitivisht përparimin e bërë nga Komiteti i Bazelit për të transformuar marrëveshjet e mëparshme në një paketë masash praktike, të paraqitur nga Komisioni më 17 dhjetor.

n.e/NOA

KOMENTE