Prishtinë, 12 janar NOA - Për shkak të përmbytjeve në Shqipëri, Kryqi i Kuq i Kosovës nga data 12 deri më 19 janar shpall aksionin e solidaritetit për ndihmë popullatës së dëmtuar. Aksioni do të zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës.
Popullata mund të ofrojë ndihma në të gjitha zyrat e degëve të Kryqit të Kuq të Kosovës. Sipas një njoftimi, ndihmat mund të jenë në ushqime të paketuara (si vaj, miell, sheqer, pasta, konserva etj.), mjete higjienike, veshmbathje dhe batanije.
Kryqi i Kuq i Kosovës apelon te të gjithë qytetarët dhe bizneset që të ndihmojnë popullatën e dëmtuar nga përmbytjet në Shqipëri.
INA/NOA