Tiranë, 12 janar NOA -Disa komuna të Qarkut Gjirokastër, në shenjë solidariteti me banorët e shpërngulur nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës, kanë vendosur të japin një kontribut financiar.
Ministria e Brendshme deklaroi sot se Komuna Lazarat dhe Komuna Cepo vendosën të kontribuojnë me nga 4 milion lekë të vjetra, Komuna Lunxhëri 3 mijë euro, Komuna Odrie, Komuna Pogon dhe Komuna Dropull i Sipërm nga 2 mijë euro.
Kontributi i Komunës Lazarat do të shtohet edhe me një pagë mujore të kreut të komunës dhe nga 5 mijë lekë nga çdo i punësuar dhe çdo këshilltar.
Po kështu në këtë komunë është krijuar edhe një komision për të nxitur kontributin e komunitetit.
k.k/NOA