Tiranë, 12 Janar NOA - Mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave e planifikuar për t'u mbajtur nesër në orën 11.00 në selinë kryeministrore në Tiranë, do të mbahet në Shkodër.
Burime zyrtare nga kabineti qeveritar i thanë sonte agjencisë NOA se mbledhja e qeverisë, do të mbahet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do t'i dedikohet situatës së përmbytjeve, nesër (e Mërkurë) ora 13.00, në sallën kryesore të mbledhjeve të Bashkisë së qytetit Shkodër.
Kjo është hera e parë që qeveria e zhvillon mbledhjen jashtë Tiranës.
e.r/NOA