Prishtinë - Tiranë, 12 Janar NOA - Biznesi i Kosovës i bashkohet biznesit të Tiranës në dhënien e ndihmave për banorët e zonave të përmbytura në veri të vendit. Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon në Tiranë ndihmat që biznesi kosovar ka grumbulluar në ndihmë të familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës.
Një delegacion i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), i kryesuar nga kryetari i saj Besim Beqja u takuan sot pasdite në Tiranë me Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, i ngarkuar gjithashtu në krye të Komitetit të Emergjencës për zonën e goditur nga përmbytja.
Gëzim Baxhaku nga Comport tha se kështu thirrjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për t'u solidarizuar në dhënien e ndihmave për zonat e përmbytura biznesi i ka dhënë përgjigje pozitive.
Në emër të këtij biznesit kosovar, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj i cili shoqërohej dhe nga dhjetë sipërmarrës kosovarë, deklaroi kontributin e tyre në vlerë 120 mijë euro.
"Kjo është një shumë e cila ka një vlerës simbolike, por me anë të kësaj duam të shprehim solidaritetin tonë të plotë me banorët e këtyre zonave", u shpreh Beqaj.
Ai ka theksuar se populli i Kosovës është më afër se kurrë në këto momente dhe se ndihma nga ana e sipërmarrësve kosovarë do të jetë e vazhdueshme deri në momentin e përmirësimit të plotë të situatës.
e.r/NOA