English

Përmbytjet në Shkodër, Mediu: Do monitorohen zonat pranë lumenjve

Tiranë, 12 janar NOA - Përmbytjet në veri të vendit kanë vënë në lëvizje zyrtarët e lartë të ministrisë së Mjedisit.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka deklaruar gjatë një takimi me ekspertët e fushës, se shumë shpejt do të nisë monitorimi i zonave pranë lumenjve e liqeneve për të parandaluar në të ardhmen ngjarje të tilla të rënda që kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Gjatë takimit me ekspertët e mjedisit Mediu ka kërkuar bashkëpunimin e tyre për hartimin e studimeve mbi ndryshimet klimatike në vend si pasojë e ngrohjes globale.

Mediu u kërkoi ekspertëve gjithashtu bashkëpunim me qëllim arritjen e standardeve në çështjet e mjedisit, ashtu siç kërkohet dhe në pyetësorin e BE për mjedisin në Shqipëri, ku një rëndësi të veçantë Brukseli i kushton pasqyrimit real të gjendjes mjedisore në vend dhe vizionit të qeverisë për të.

b.m/NOA

KOMENTE