Shkodër, 12 janar, NOA - Një aksident i rëndë rrugor me paspojë vdekjen e një gruaje 48-vjeçare dhe dy pasagjerëve që udhëtonin në të njëjtën makinë me sot ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Shkodër-Muriqan.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave vendi konkret ku ka ndodhur aksidenti është pranë fshatit Zus, i quajtur "Gurorja".
Pikërisht aty, automjeti furgon me targa SH 9253 C dhe furgoni tjetër me targa SH 2669 D janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, ka vdekur në vend 48-vjeçarja Albina Gocaj si dhe janë dëmtuar rëndë 58-vjeçari V.Gocaj dhe 54-vjeçari V.Verri, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po marrin edhe ndihmën e parë shëndetësore.
Bëhet me dijeni se që të tre këta persona po udhëtonin si pasagjerë në mjetet e lartpërmendura.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore si dhe u bë shoqërimi në mjediset e komisariatit të Shkodrës i dy drejtuesve të automjeteve përkatëse.
n.e/NOA