English

Pranga 43-vjeçarit, policia: Është përgjegjësi i aksidentit të sotëm në Shkodër

Shkodër, 12 janar NOA/Update - Policia e Shkodrës ka vënë në pranga sot paradite 43-vjeçarin Myzafer Pëllumbi, lindur dhe banues në Fshatin Oblike, Komuna Ana e Malit e rrethit Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, në fshatin Zus, Komuna Rrethina, Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur "Gurorja", tek sa drejtonte automjetin Tip Wolsvagen Furgon, me targa SH 9253 C është përplasur me automjetin tip Ford Furgon, me targa SH 2669 D, i cili drejtohej nga shtetasi B. P., 40-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Obot, Komuna Ana e Malit, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme, 58-vjeçarja Albina Gocaj, si dhe janë dëmtuar rëndë shtetasit V. G., vjeç 57, dhe V. Gj., vjeç 38.

Të dëmtuarit, të cilët udhëtonin si pasagjerë, ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po marrin ndihmën mjëksore.

Policia kreu veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 43-vjeçarit Myzafer Pëllumbi, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve".

k.k/NOA

KOMENTE