English

Prifti: Hapja e portave nga Maqedonia nuk do krijojnë probleme

Tiranë, 12 janar NOA - Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti deklaruar sot në lidhje me hapjen e portave nga Maqedonia se nuk do të ketë probleme pasi këto shkarkime do të jenë në nivele shumë të ulëta, rreth 110 metrave kub në sekondë.

"Kemi pasur kontakt me Koorporatën Elektroenergjetike të Maqedonisë që në mëngjes.Ata na kanë thënë se nga liqeni do të shkarkohen sot 110 metër kub për sekondë, çka është totalisht e papërfillshme për sistemin tonë.

Ne përballuam një rast vërshimesh që ndodhin 1 në 100 vjet dhe përderisa arritëm t'i përballonim me sistemin tonë maksimal, them se çdo lloj situate që mund të vijë, jap garanci që me sistemin tonë ta përballojmë" deklaroi Prifti i cili përmendi edhe situatën në kaskadën e lumit Drin që sipas është përmirësuar.

k.k/NOA

KOMENTE