FOTO Shikoni dhe Video
Shkodër, 12 janar, NOA - Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile bën me dijeni se ndihmat e parashikuara për të përmbyturit në veri të vendit, do të dërgohen nga Forcat e Armatosura duke përdorur helikopterët italianë CH-37. Ato do të kenë një itinerar të caktuar, sipas të cilit fluturimi i parë parashikon dërgimin e 4 ton ujë, 100 pelerina, 25 çadrave. Fluturimi i dytë parashikon dërgimin e 5 ton koncentrateve, 1 ton ujë; fluturimi i tretë 4 ton koncentrate; fluturimi i katërt 5 ton ujë; fluturimi i pestë 250 pako ushqimore; fluturimi i gjashtë 250 pako ushqimore.
Ndërkaq, Forcat e Armatosura duhet të marrin masa për shpërndarjen e materialeve dhe ushqimeve sipas kërkesës së kryetarit të komunës së Dajçit.
Kurse katër motobarka të ushtrisë për shërbim transporti në dispozicion të komunës dhe komunat e tjera fqinje do të stacionohen sipas renditjes Pentar, Suka-Dajç, Samrisht dhe Kthesa Dajç.
Ndërkohë nga strukturat policore do të sigurohet shërbimi i pandërprerë për të mos lejuar futjen e personave brenda territorit të përmbytur.
n.e/NOA Shikoni Video
{youtube}5fL4EcmeMlg{/youtube}