English

Shpallet fituesi i Volkswagen Scirocco, Mobal Shop i dorëzon makinën fituesit

Tiranë, 12 Janar NOA - M-Shop i ka dorëzuar çelësat e makinës Volkswagen Scirocco z. Vehbi Hoxha. Ky ishte edhe çmimi i madh i lotarisë së organizuar nga rrjeti i dyqaneve M-Shop gjatë këtyre 3 muajve.

Vehbi Hoxha u bë pronar i makinës Volkswagen Scirocco vetëm nga një rimbushje e telefonit në dyqanin e M-Shop në Babrru, ku banon. Edhe pse klient i përhershëm i dyqaneve M-Shop ai u shpreh i lumtur për fitimin e lotarisë. "Falenderoj M-Shop që vetëm nëpërmjet rimbushjes së telefonit më bëri një dhuratë të tillë. Jam shumë i lumtur pasi nuk e prisja që do të fitoja një Volkswagen Scirocco."

Çelësat e makinës z. Hoxha iu dorëzuan nga z. Thanasis Paraskevas përfaqësues i M-Shop.

Pjesë e kësaj lotarie ishin të gjithë klientët me parapagesë të AMC-së të cilët gjatë periudhës 3 mujore të konkursit rimbushën numrin e telefonit, bënë blerje në dyqanet M-Shop apo kryen rimbushje vetëm me AMC Fleks.

Lotaria u organizua në praninë e një noterie e cili ndoqi të gjithë proçesin e përzgjedhjes së fituesit. Për të qenë sa më transparente me klientët e saj besnikë, personeli i Mobal Albania-s dhe i AMC-së nuk morën pjesë në lotari.

Mobal u themelua ne vitin 2007 si pasardhëse e kompanisë Quest Albania e cila ishte e pranishme në tregun shqiptar që prej nëntë viteve më parë.

Pas një zhvillimi të shpejtë, Mobal u prezantua si kompania më e madhe dhe partneri strategjik i AMC. Mobal zotëron 80% të dyqaneve të AMC në të gjithë vendin duke qenë rrjeti më i madh dhe më serioz.

Mobal Albania i ka vënë si objektiv vetes t'i ofrojë klientëve shërbimin më të mirë duke i ofruar teknologjinë më të fundit në të gjithë Shqipërinë.

Ofertat dhe surprizat nuk do te mbarojnë me kaq. M-Shop do të vazhdojë t'ju sigurojë klientëve shërbime cilësore, produkte të reja dhe zgjidhje të përshtatshme komunikimi, duke përmbushur kështu kërkesat e të gjithëve.

e.r/NOA

KOMENTE