Berlin, 12 janar, NOA - Punët me orar jo të plotë dhe punësimi part-time është një praktikë që po preferohet të ndiqet shumë në Evropë kohët e fundit. E cilësuar si një pasojë e efekteve të krizës ekonomike-financiare që ka përfshirë botën, ajo po shihet si një dukuri e cila po gjen përhapje të madhe pasi punëdhënësit nuk kanë më fuqi të paguajnë si më parë. Një fakt të tillë e ka konstatuar Fondacionit Bertelsmann në Gjermani, pas një kërkimi të realizuar prej ekspertëve të tij, sipas të cilit vetëm gjashtë ndër dhjetë punëmarrës u sigurojnë punëmarrësvve të tyre punësim pa afat, ndërsa punët me orar jo të plotë janë shtuar së tepërmi.
Sipas studimit të përgatitur në Gütersloh, në krahasim me vitin 2001 forma tradicionale e punësimit është pakësuar me pesë për qind.
Në Evropë Polonia, Holanda, Luksemburgu dhe Malta regjistrojnë rënie edhe më të mëdha, ndërsa më shumë marrëdhënie pune fikse njoftohen nga shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe nga Britania e Madhe, Franca dhe Finlanda.
n.e/NOA