Tiranë, 12 janar NOA - Antidroga e Policisë së Tiranës arrestoi dje dy të rinj si shpërndarës të dyshuar droge.
Endrit Demaj , 23-vjeç, dhe Gentian Dega, 26-vjeç, u kapën mbrëmë, pranë qendrës tregtare "Casa Italia", nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip-Pasat, me targa të huaja ju gjet e fshehur, tek dera e shoferi) një qesë më bimë e dyshuar narkotike e llojit "Canabis Sattiva" dhe në pjesën e levës së marshit disa doza me ngjyrë të bardhë dhe pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 1150 gram me ngjyrë jeshile e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva, 46 gramë pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 17 graë pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë e ndarë në 17 doza, 4 telefona celular tip Nokia si dhe mjetin veturë me targa MI OË 5663, tip Pasat, bashkë me dokumentacionin. Ndërsa ndaj dy të rinjve u mor masa e arrestit për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
k.k/NOA