English

Toka rrezikon në prodhimtari nga përmbytjet

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 12 janar NOA - Pas evakuimit të banorëve dhe dëmtimit të shtëpive, tashmë zonave të përmbytura të Shkodrës dhe Lezhës i kanoset një tjetër rrezik, ai prodhimtarisë së tokës. Ekspertë të bujqësisë thonë se kulturat e mbjella janë tërësisht të dëmtuara, por mbetet e domosdoshme që pas largimit të ujit është e nevojshme që të vihen në punë sistemet e kullimit, në mënyrë që toka të marrë ajër.

Sipas profesor Ilir Kristo pranë Universitetit Bujqësorë, në rast se situata do të vijojë të paktën edhe për 10 ditë të tjera, atëherë nuk pritet të ketë shqetësime reale, për të mbjellat e pranverës.

Megjithatë më shqetësues mbetet dëmtimi i sipërfaqeve bujqësore nga batica.

Ky proces ndikon negativisht për shkak të kripërave të ujit.

Sipas Krisotos është e nevojshme që të bëhen investime serioze për ta sjellë tokën në gjendjen fillestare.

Të dhënat më të fundit tregojnë se sipërfaqet bujqësore të përmbytura, deri ditën e martë arrijnë në 10 mijë ha tokë.

Përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë janë shprehur se vetëm 1 mijë prej tyre janë toka që mund të japin prodhim.

Megjithatë kjo situatë mbetet për tu verifikuar edhe me banorët e zonës pas largimit të ujit.

r.l/NOA

KOMENTE