English

Topalli takon presidentin e PE, Buzek: Bojkoti i opozitës është shumë i keq

Tiranë, 12 janar NOA - "Parlamenti Evropian vlerëson qeverinë për atë që po bën me situatën e përmbytjeve në Shqipëri". Kështu deklaroi Presidenti i Parlamentit Evropian në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në Bruksel, ku pjese e bisedës ishte edhe situata e përmbytjeve në Shkodër.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi për ndihmën e dhënë dhe kërkoi vijimin e mbështetjes nga Parlamenti Evropian në këtë situatë.

Presidenti i Parlamentit Europian Buzek tha se "Shprehim gjithë mbështetjen tonë në të gjitha termat për situatën".

Kreu i Parlamentit Evropian foli edhe për bojkotin e opozitës duke u shprehur se është i keq, shumë i keq.

Lidhur me liberalizimin e vizave, Buzek shprehu angazhimin e Parlamentit Evropian, si institucion që ka një peshë kryesore në këtë çështje.

Ai tha se Parlamenti Evropian mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave pas gjashtë muajsh.

Presidenti Buzek tha se Shqipëria ka bërë shumë progres drejt BE_së duke theksuar se shqiptarët janë evropianë.

Ai vlerësoi shumë rolin e Shqipërisë në rajon dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë një histori suksesi në Ballkan dhe Evropë.

k.k/NOA

KOMENTE