English

Uji vetëm 10 cm nën pikën kritike, hapen portat e Ulzës dhe Shkopetit

Nga i dërguari ynë Ardian Bushi

Ulëz-Shkopet, 12 Janar NOA - Prurjet e shumta të ujit kanë bërë që pasditen e sotme të hapen portat në kaskadën e hidrocentralit të Shkopetit dhe Ulzës siç shihni në fotot që shoqërojnë këtë raport.

Drejtuesit e këtyre dy hidrocentraleve thanë sot për agjencinë NOA se u detyruan të ndërhyjnë për hapjen e njërës nga portat e këtyre dy hidrocentraleve, për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ndërkohë që prodhimi energjisë elektrike vazhdon me kapacitet të plotë, nga të dy hidrocentralet.

Kaskada e liqenit të Shkopetit është në pikën maksimale të saj, ku uji nuk është më shumë se 10 centimetra poshtë nivelit të portave, ndaj njëra nga portat është hapur për të mbajtur situatën nën kontroll.

Sipas burimeve zyrtare të informacionit është hapur njëra nga portat e Hidrocentralit të Ulzës, pasi prurjet e ujit kanë qenë më shumë se kapaciteti përpunues i turbinave të cilët vihen në punë për prodhimin e energjisë.

Drejtori i hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit Abdi Pasha, i tha agjencisë NOA se prurjet në këto dy hidrocentrale janë 100 metër kub më shumë se kapaciteti i përdorimit të tyre ditor që përdoret për prodhimin energjisë.

Ndërsa kuotat e ujit në hidrocentralin e Ulzës është 30 cm më pak se kuota maksimale, duke patur parametra normalë.

"Hidrocentrali i Shkopetit është në kuotën maksimale të tij 74,64 metra, që ka detyruar hapjen e njërës nga portat e këtij hidrocentrali duke bërë të mundur mbajtjen e situatës nën kontroll", - deklaroi z.Pasha.

Në kohën është hapur njëra nga portat e hidrocentralit të Shkopetit, punonjës të avarisë u detyruan të punojnë në anë të hidrocentralit për remontin e një vinçi që përdorej për hapjen e portave të hidrocentralit të Shkopetit.

Kjo u bë ndërkohë që situata nisur nga niveli i ujit në hidrocentral ishte në nivelet maksimale të tyre.

a.b/e.r/NOA

Të gjitha shifrat:

Sipas Drejtorit të Hidrocentaleve të Ulzës dhe Shkopetit Abdi Pasha:

Hidrocentrali i Ulzës është në kuotën e 128.20 m

Derdhjet 100 metër kub

Punon me kapacitet te plotë të dy hidrocentralet

Kuota maksimale e Ulzës është 128.50 m

Aktualisht derdhet nga një portë e Ulzës 100 metër kub ujë në sekondë

Ndërsa 64 kub ujë në sekondë dalin nga turbina për prodhimin e energjisë elektrike

Hidrocentrali i Shkopetit

Kuota maksimale 74. 60 m

Dedhen nga njëra portë e këtij hidrocentrali 100 metër kub

Ndërsa 64 metër kub ujë dalin nga Turbinat për prodhim të energjisë elektrike

KOMENTE