Vushtrri, 12 janar NOA - Kushtet e mira atmosferike që këto ditë dimri po mbizotërojnë në Vushtrri, kanë bërë që shumë punë infrastrukturore të kryhen në afatin e caktuar.
Një shembull i mirë në infrastrukturën e Vushtrrisë është edhe rregullimi i shtratit të lumit Tërstena.
Investimi prej 1.5 milion euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, ka bërë që sivjet reshjet e shiut dhe të borës të mos vërshojnë askund në qytetin e Vushtrrisë, pasi tanimë është duke shkuar drejt përfundimit rregullimi i shtratit të këtij lumi. Bëhet e ditur se gjatë këtij viti pritet që të përfundojë e gjithë infrastruktura përcjellëse e tij.
h.i/NOA