Tiranë, 12 janar NOA - Philippe Le Houa©rou, Zëvendës Presidenti i ri i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore fillon sot vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri që do të zgjasë deri më 16 janar.
Qëllimi kryesor i vizitës do të jetë fillimi i diskutimeve dhe konsultimeve për Strategjinë e Partneritetit me Shqipërinë për 3-4 vitet e ardhshme.
Strategjia përcakton se si Banka Botërore do të bashkëpunojë me Shqipërinë në mbështetje të prioriteteve të zhvillimit të vendit.
Gjatë vizitës së tij 4-ditore në Shqipëri, z. Le Houérou do të takohet me Presidentin, Sh.T. z.Bamir Topi, Kryeministrin Sh.T. z. Sali Berisha, anëtarë të kabinetit, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani, liderin e opozitës z. Edi Rama dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat dhe komunitetit ndërkombëtar.
Gjithashtu, ai do të vizitojë disa projekte të financuara nga Banka Botërore.
e.r/NOA