English

Aksidentoi për vdekje kalimtaren, 24-vjeçari dorëzohet me vonesë

Tiranë, 13 janar, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, pasi ai ka shkaktuar aksident fatal me pasojë vdekjen e një kalimtareje. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore duke pohuar se i ndaluari është Kledi Drizari, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën e Durrësit, duke qarkulluar me drejtim nga Dogana, me automjetin e tij tip benz me targë TR 4106 B, ka aksidentuar këmbësoren Lie Tafil Islami, 43 vjeçare.

Mësohet se ajo është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe pas disa orësh ka gjetur vdekjen. Ndërsa Kledi Drizari, është larguar nga vendi i ngjarjes nga vendi i aksidentit duke shkelur ligjin dhe dhe vetëm ditën e djeshme është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë Rrugore.

U kryen veprimet procedurale ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit", parashikuar nga nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal. n.e/NOA

KOMENTE