Shkodër, 13 Janar NOA - Kryeministri Sali Berisha i cilësoi si të papranueshme akuzat e opozitës se depozitoi ujë për të shitur energji me çmim më të shtrenjtë dhe ftoi PS dhe forcat e tjera të minorancës që "të mos i servirni Shkodrës dokrra".
Këto komente, shefi i qeverisë i bëri gjatë mbledhjes së radhës e cila për shkak të emergjencës humanitare po zhvillohet në Shkodër, në selinë e bashkisë.
Duke folur mbi akuzat opozitare, Berisha vlerësoi se ministrat "së bashku me qeveritarët vendorë, drejtuat operacionin më të fuqishëm të shpëtimit në historinë e vendit".
"Ky operacion deri tani realizoi me sukses të plotë shpëtimin e jetës së njerëzve", - theksoi kryeministri.
Ndërsa ka komentuar më tej akuzat e të majtës: "Lëshimi i ujërave është bërë me paralajmërim të plotë", tha Berisha duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se pse nuk u lëshua Fierza".
"Një përmbytje e menjëhershme mund të ishte katastrofave për jetët e njerëzve", - deklaroi Berisha duke vlerësuar këtu se ata që menaxhuan digat, e bënë këtë duke dhënë maksimumin".
r.d/e.r/NOA
Lexoni më shumë mbi argumentin:
Përmbytjet, Berisha: "S'kemi asnjë të vdekur
Kryeministri: E kapërcyem situatën