English

Arrestohet një grup kriminal me 8 persona, akuzohet për më shumë se 7 raste vjedhjesh

Kavajë, 13 janar, NOA - Tentonin vjedhjen e pasurisë të organizuar në një grup kriminal duke shënuar të paktën 7 raste vjedhjesh të njohura nga policia.

Bëhet fjalë për 8 persona të cilët janë vënë në prangat e policisë së Kavajës pas një operacioni që bazohej në dokumentimin e një sërë vjedhjesh të realizuara nga bashkëpunimi mes tyre.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, të cilat pohojnë se të ndaluarit janë: Lulëzim Kalaja, 32 vjeç, lindur në Kryevidh të Kavajës dhe banues në Vlorë; Elvis Kalaja, 24 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje; Jodjan Shametaj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë; Gramoz Shehaj, 18 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar nmë parë për vjedhje; Ilirian Mukaji, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje; Vllasi Furxhi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë; Klodian Gabaj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Orikum si edhe Beslinda Lile, 20 vjeç, lindur dhe banuese në fshatin Babicë ë Madhe, e dënuar më parë për vjedhje së cilës i është lënë aktualisht masa e sigurisë "Arrest në shtëpi". Nga hetimet e bëra rezulton se këta persona janë autorë të vjedhjeve të realizuara më 14 tetor të vitit të kaluar në Spille të Kavajës ku dyshohet se kanë realizuar me thyerje lokalin e një personi duke i marrë sendet elektroshtëpiake.

Ndërsa në datën 16 tetor në zonën e plazhit Golem Kavajë, kanë realizuar me thyerje vjedhjen e një tjetër lokali duke vjedhur një televizor plazma dhe disa shishe pije alkoolike. Ky grup kriminal ka kryer me tendencë edhe vjedhjet e disa banesave dhe lokaleve në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Kavajës.

Sikundër, më datë 21 tetor ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kapur në flagrancë përgjatë autostradës Kavajë-Rrogozhinë, duke vjedhur karburant në makineritë e firmës "Salillari" etj.

Pas dokumentimit ligjor të vjedhjeve të realizuara në bashkëpunim nga grup kriminal, materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Kavajës për konsumim të veprave penale të "Vjedhjes" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal n.e/NOA

KOMENTE